Nasa zbulon diçka të frikshme në hënën e Saturnit (Foto)

Publikuar tek: bota, më 19:33 10-08-2016 Nasa zbulon diçka të frikshme në hënën e Saturnit (Foto)

Anija kozmike e Nasa, Cassini, ka arritur të fotografojë disa kanione gjigande dhe tepër të thella në sipërfaqen e një prej hënave të Saturnit, Titan.

Kjo është hera e parë që Nasa siguron një provë të drejtpërdrejtë të kanioneve të thella dhe ajo që e bën më të veçantë këtë zbulim është fakti se kanionet qindra metra të thellë janë të mbushura me hidrokarbure të lëngshme.

Kanionet e Titanit janë të ngushtë por tepër të thellë, nga 240 në 570 metra ndërsa në fotografitë e realizuara nga Cassini ato duken me ngjyrë të errët, e ngjashme me detrat e Titanit të mbushura me metan.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët e misionit Cassini arrijnë të vërtetojnë se materiali i errët në fotografi është i përbërë nga hidrokarbure të lëngshme.

vidflumina_portal_only_pia16197.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030870199203491
array(1) { ["section"]=> string(60) "nasa-zbulon-dicka-te-frikshme-ne-henen-e-saturnit-foto-49360" }