Naser Aliji do të mungoj në ndeshjen me Rumaninë

Publikuar tek: sport, më 07:29 19-06-2016 Naser Aliji do të mungoj në ndeshjen me Rumaninë

Burim Kukeli nuk do të jetë mungesa e vetme e Kombëtares për ndeshjen kundër Rumanisë. Një tjetër mungesë e sigurt do të jetë ajo e Naser Alijit, i cili është dëmtuar gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe nuk do të jetë i pranishëm për kuqezinjtë.

Trajneri Gianni De Biasi po e mendonte seriozisht aktivizimin e futbollistit në fjalë, duke parë edhe mbingarkesën e Ansi Agollit i cili ka zhvilluar dy ndeshje në maksimum ndaj Zvicrës dhe Francës, shkruan Panorama Sport.

Por dëmtimi i lojtarit, ndonëse stafi mjekësor e ka cilësuar të kalueshëm, bën që në këtë ndeshje të jetë përsëri i padiskutueshëm aktivizimi i Agollit që nga minuta e parë.

De Biasi ka bërë të qartë se do të aktivizojë vetëm futbollistë të cilët janë në maksimumin e kondicionit fizik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër ndeshja Shqipëri – Rumani, kuqezinjve i’u shtohen mungesat e sigurta
Si kualifikohet Shqipëria në fazën tjetër? Ja skenarët nëse fiton me 1, 2 apo 3 gola »
Article Logic
Execution time: 0.023138046264648
array(1) { ["section"]=> string(54) "naser-aliji-do-te-mungoj-ne-ndeshjen-me-rumanine-43965" }