Naser Aliji, shqiptari i parë nga Maqedonia në Kombëtaren shqiptare

Publikuar tek: sport, më 18:41 24-03-2015 Naser Aliji, shqiptari i parë nga Maqedonia në Kombëtaren shqiptare

Ndonëse jetojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë etnik në Maqedoni, ky komunitet nuk është përfaqësuar më parë me një futbollist të tij në Kombëtaren shqiptare.

Por gjithçka do të ndryshojë në ndeshjet e ardhshme, pasi Naser Aliji i lindur në Shkup ndodhet i grumbulluar me pjesën tjetër të ekipit për ndeshjen kundër Armenisë.

I pranishëm ose jo në fushën e lojës për këtë ndeshje të rëndësishme, Aliji do të thyej në këtë mënyrë një traditë të keqe sa i përket mospërfaqësimit të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni në Kombëtare.

Mbrojtësi i majtë është i gjatë 1.77 m dhe luan aktualisht te Vaduzi në Zvicër, i huazuar në janar të këtij viti nga Bazeli. Aliji i ditëlindjes 1993 ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Zvicrës U-15, U-16, U-18, U-20 dhe U-21, por vitin e shkuar pas bisedës me tranjerin De Biazin dhe kërkesës së FSHF-së ai pranoi që të merrte pasaportën shqiptare dhe të vihej në dispozicion të kombëtares sonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Platini rizgjidhet për të tretën herë në krye të UEFA-s
Futbollisti Mërgim Mavraj probleme shëndetësore. Në dilemë De Biasi »
Article Logic
Execution time: 0.040960073471069
array(1) { ["section"]=> string(71) "naser-aliji-shqiptari-i-pare-nga-maqedonia-ne-kombetaren-shqiptare-6841" }