Naser Aliji zbulon Maqedoninë, mësohen pikat e dobëta (INTERVISTA)

Publikuar tek: sport, më 16:14 03-09-2016 Naser Aliji zbulon Maqedoninë, mësohen pikat e dobëta (INTERVISTA)

Naser Aliji është mbrojtësi i Shqipërisë i lindur në Maqedoni, por që është ndër të rrallët futbollistë që ka pranuar të veshë fanellën kuqezi duke parë se shumë të tjerë më parë e kanë refuzuar ta veshin atë.

Ai flet përpara kësaj sfide delikate, të cilën lojtari do t'a presë në Shkodër, ku do të ketë mbështetjen e 16 mijë shqiptarëve. Ai beson te fitorja, ndërsa fokusohet vetëm te loja, ndërsa kërkon që Shqipëria ta nisë me hap të mbarë.

Naser, si e prisni ndeshjen meqenëse ju jeni i lindur në Maqedoni?

Është diçka speciale, por mendoj se gjatë ndeshjes do ta harroj këtë pjesë dhe do fokusohem te loja.

Si e shihni ekipin në këto momente? Do arrijmë dot ta nisim me fitore?

Normal që shpresoj se do t’i nisim kualifikueset me fitore.

Sa e njihni skuadrën aktuale të Maqedonisë?

Nuk e njoh shumë me thënë të drejtën pasi nuk i kam parë ndeshjet e tyre.

A keni filluar me skuadrën ta analizoni kundërshtarin?

Po, po, kemi filluar ta analizojmë me video.

Në familjen tuaj, apo edhe në lagjen dhe qytetin ku jeni rritur, çfarë impresionosh keni marrë nga të afërmit apo miqtë në lidhje me këtë ndeshje?

Të gjithë janë me Shqipërinë, na mbështesin ne.

Janë me Shqipërinë nga Aliji apo…?

Ata janë me Shqipërinë sepse ne të gjithë jemi shqiptarë, nuk është e nevojshme që të jem unë këtu. Gjithmonë kanë qenë me Shqipërinë.

Do të donit të ishit në formacion për këtë ndeshje?

Shpresoj të jem në formacion por këtë gjë e vendos trajneri. Unë jam gati.

I druheni Pandevit dhe numrit të madh të talenteve shqiptarë që ka Maqedonia?

Unë vetëm Pandev njoh dhe 2-3 futbollistë të tjerë. Pjesën tjetër nuk e njoh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lojtarët e Kosovës në Finlandë për ndeshjen, dërgojnë një mesazh të bukur për të gjithë shqiptarët
Kompanitë e basteve shqiptare i kundërpërgjigjen provokimit serb me emrin e Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.17490196228027
array(1) { ["section"]=> string(69) "naser-aliji-zbulon-maqedonine-mesohen-pikat-e-dobeta-intervista-51779" }