Nasip Naço te Hipoteka e Durrësit, paralajmëron testim për gjithë punonjësit

Publikuar tek: politike, më 21:59 19-03-2015 Nasip Naço te Hipoteka e Durrësit, paralajmëron testim për gjithë punonjësit Ministri i Drejtesise Nasip Naço

Të gjithë punonjësit e hipotekave do të testohen. Kjo është deklarata e bërë nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili nga qyteti i Durrësit paralajmëron furtunë në hipoteka, aty ku ka ankesa për rradhë të gjata dhe mungesë shërbimi. 

Ministri Naço ka lënë disa rekomandime, duke e vënë theksin veçanërisht në faktin se shërbimi që ofrohet në sportelet e Zyrave të Regjistrimit, të jepet në kohë dhe me cilësinë e duhur. Pasi lavdëroi Durrësin në krahasim me Kavajën, Ministri Naço nuk kursen as qytetin bregdetar për gjendjen shqetësuese, gjendje të cilën e bën publike.

“Zyrtarët e zyrave të regjistrimit nuk duhet të jenë më shkaktarë të ankthit të pritjes së qytetarit. Është nisur një reformë administrative në lidhje me testimin e të gjithë punonjësve të Zyrave të Regjistrimit, kjo për të certifikuar aftësitë e tyre profesionale, por nga ana tjetër  për të evidentuar nevojën për përmirësimin e shërbimit. Asnjë teknologji e re dhe moderne nuk mund të japë rezultatet e dëshiruara, në rast se përdoret nga punonjës të pakualifikuar apo nga të tjerë nëpunës, të cilët e keqpërdorin besimin e dhënë për kryerjen e detyrës. Shpreh vendosmërinë për të mirëpritur çdo propozim nga Kryeregjistruesi për të larguar nga ky shërbim këdo nga drejtuesit që abuzon me detyrën dhe funksionin publik. Nuk do të lejohet zbatimi i asnjë agjende personale nga kushdo punonjës, apo i çdo niveli qoftë dhe se i vetmi mik që do të garantojë qëndrimin në detyrë për secilin prej tyre, do të jetë vetëm zbatimi i ligjit”, tha Naço.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Sipas Metës, çështja "Doshi” është skenar i huaj
Situata politike/ Rama takim në një lokal në Tiranë me 13 deputetë të veriut »
Article Logic
Execution time: 0.037773132324219
array(1) { ["section"]=> string(80) "nasip-naco-te-hipoteka-e-durresit-paralajmeron-testim-per-gjithe-punonjesit-6400" }