“Nata e Bardhë”, Giusy Ferreri mbledh me mijëra fansa në Tiranë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:46 30-11-2016 “Nata e Bardhë”, Giusy Ferreri mbledh me mijëra fansa në Tiranë

Nata e Bardhë kulmon në sheshin “Nënë Tereza” me mbërritjen e këngëtares së mirënjohur italiane, Giusy Ferreri që këndoi live në prani të qindra qytetarëve të Tiranës, fansa dhe turistë të huaj.

Qytetarë të shumtë kanë mbërritur në sheshin “Nënë Tereza” që në orët e para të mbrëmjes për të pritur koncertin e shumëpritur të Giusy Ferreri. Atmosfera entuziaste në sheshin “Skënderbej” ia ka lënë vendin më pas sheshit “Nënë Treza” që ishte mbërthyer nga festa dhe etuziazmi.

Sheshin “Nënë Tereza” është mbushur plotë nga qytetarë nga të të gjitha moshave dhe turistët e huaj, sepse Tirana ka se çfarë ju ofron këtë “Natë të Bardhë” që përkon me 29 Nëntorin dita e çlirimit të Shqipërisë që tashmë është bërë traditë dhe njihet si “Nata e Bardhë”.

Këngëtarja italiane, Giusy Ferreri ka mbrritur në skenë në orë 9.12′ të mbrëmjes, ashtu siç edhe kishte lajmëruar më heret dhe ka ndezur turmën me këngën e saj, ndonse është një natë e ftohtë për kryeqytetasit, entuziazmi ka qenë elektrizues dhe i nxehtë.

“Flakë në akull” e kanë konsideruar qytetarët koncertin e këngëtarës italiane, Giusy Ferreri që ka ndezur entuziazmin në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Fansa dhe qytetarë e kanë ndjekur këngëtaren shpërdhuer ne ovacione dhe duke kënduar këngën në kor masiv.

“Giusy Ferreri – Live #NataeBardhe”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në statusin e tij Facebook, si dhe poston një vidio live të koncertit të këngëtarës italiane, Giusy Ferreri, i cili ishte i pranishë në koncertin live, ndersa trasmetohej vidio në statusin e tij.

Festa vazhdon, kryeqytetasit mendojnë ta gdhijnë Natën e Bardhë si një festë madhështrore për ta mbajtur mend deri vitin tjetër kur ti kthehen serish “Natës së Badhë”, festës së çlirimit të Shqipërisë, 29 Nëntorit.

Screenshot_5.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034018039703369
array(1) { ["section"]=> string(66) "nata-e-bardhe-giusy-ferreri-mbledh-me-mijera-fansa-ne-tirane-61079" }