NATO, Shqipëria uli ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen

Publikuar tek: politike, më 15:56 28-01-2016 NATO, Shqipëria uli ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen

Shpenzimet e Aleancës së Atlantikut Verior për mbrojtjen kanë rënë për të pestin vit rradhazi me 1.5% në vitin 2015, megjithëse shtetet europiane kanë mundur ta ngadalësojnë rënien me 0.3% pas krizës ekonomike.

Shqipëria është vendi i dytë në listën e 11 vendeve që kanë ulur shpenzimet për mbrojtjen gjatë vitit 2015. Vendi tonë ka shpenzuar gjatë 2015-ës 11.8% më pak ndërsa në vend të parë është Italia me 12.4%.

Listën e vendeve që rritën shpenzimet për mbrojtjen e kryeson Polonia me 21.7% e ndjekur nga Sllovakia me 16.6% dhe Letonia me 15.6%.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për rënien e shpenzimeve të NATO-s, ka fajësuar reduktimin e shpenzimeve të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, çka "ndikon" shpenzimet totale të Aleancës për mbrojtjen me 72%.

Stoltenberg bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve të aleatëve duke thënë se "mbrojtja nuk është gratis" dhe se "Aleancën e presin disa nga sfidat më të mëdha të sigurisë gjatë një gjenerate".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SMS në telefonin e Berishës. Kush është personi që ia ka dërguar dhe çfarë i shkruan?
Ndocajt i vjen një denoncim me mesazh, deputeti e publikon: Theksoj se është monument kulture »
Article Logic
Execution time: 0.21431803703308
array(1) { ["section"]=> string(58) "nato-shqiperia-uli-ndjeshem-shpenzimet-per-mbrojtjen-31174" }