“Nazistë të mediave britanike, kërkojmë liri”, kush ishte shqiptari që ndërpreu performancën e Britanisë në Eurovizion

Publikuar tek: kulture-art, më 09:15 13-05-2018 “Nazistë të mediave britanike, kërkojmë liri”, kush ishte shqiptari që ndërpreu performancën e Britanisë në Eurovizion Foto gjatë ngjarjes

Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në finalen e Eurovizion, ku performanca e Britanisë u ndërpre pasi një nga spektatorët i mori me forcë mikrofonin këngëtares SuRie.

Personi që është ngjitur në skenë kishte vendosur në kokë flamurin shqiptar, ndërsa është identifikuar si një reper shqiptar i quajtur Dr A.C.

Reperi mësohet se nuk është hera e parë që përpiqet të bie në sy në këtë formë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka thënë: “Nazistë të mediave britanike, kërkojmë liri”.

Ai është marrë me forcë nga rojet e sigurisë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të më pas.

Dr A.C ka postuar edhe një video në Instagramin e tij ku merr përsipër të gjithë fajin, ndërsa ka thënë që arsyeja e këtij veprimi ka qenë mënyra e padenjë e të bërit gazetari në Angli.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon votimi në Eurovizion, vendin e parë e merr Izraeli
»
Article Logic
Execution time: 0.0040428638458252
array(1) { ["section"]=> string(121) "naziste-te-mediave-britanike-kerkojme-liri-kush-ishte-shqiptari-qe-nderpreu-performancen-e-britanise-ne-eurovizion-120574" }