Ndahen çmimet "Kult", s’duron më regjisorja e njohur: Tre herë të falur por tani MJAFT! Fiksojeni emrin tim!

Publikuar tek: kulture-art, më 10:12 15-11-2017 Ndahen çmimet

Janë ndarë përmes një ceremonie gala çmimet “Kult”, në sallën e koncerteve të katedrales ortodokse në Tiranë.

Në këtë mbrëmje të vlerësimeve të artistëve shqiptarë janë ndarë çmimet edhe në kategorinë regjisori më i mirë i vitit, çmim i cili i ka shkuar regjisorit Altin Basha, shkruan newsbomb.al.

Sakaq, Elma Doresi, regjisorja e talentuar, ndonëse është nominuar tre herë në këtë kategori nuk ka mundur të marrë asgjë veçse shumë zemërim të cilin e ka shprehur kështu në rrjetet sociale:

“Çmimet Kult…!

“Përshëndetje, me Elma Doresin flas?

– Po, urdhëroni!

Atëhere ju jeni e nominuar për çmimin e regjisë së vitit. Urime dhe suksese!

– Ju falenderoj shumë!

Elma, ju do të vini natën e ndarjes së çmimeve?”

Tre herë jam nominuar në këtë “eveniment” (natyrisht që nuk isha kurrë e denjë për t’u vlersuar, mesa duket nuk plotësova kriteret e duhura për ata) dhe në të treja herët telefonata ka qënë e tillë, e hapur dhe fyese.”A do të vini”?! Pra, nuk qenkam unë as këtë herë, është mëse e kuptueshme! Nuk do shumë mend për ta kuptuar. Si nuk na e bënë edhe kinezët këtë pyetje? Apo, Kina është tjetër gjë. Kina nuk na njihte, njohu vetëm artin tonë.

Kina zgjodhi shfaqjen!

Më kujtohet se pas dy vitesh e nominuar m’u bë ftesa për të qenë në komision. Pranova! Pranova se doja t’i shikoja në fytyrë “Ata” që gjykojnë artin tonë. Një regjisor i vjetër, profesor, më tha: “Bijë, ti duhet të konkurosh, ti kishe spektakël në shfaqje, kishe regji”. Qesha dhe me qetësi i thashë: “Po edhe tek Karnavalet e Korçes dhe Tri Mëndjet në Ankand kisha regji”, u morën çmime dhe vlerësime kudo, deri në Vienë vajtëm por nuk kisha për ta! Nejse.

Filluan gjykimet! Devis Muka t’i atëhere kishe realizuar rolin e Prefektit. Ty nuk të njohu publiku. Ti mbajte shfaqjen dhe figurën e tij për 120 minuta. Thonë se Kapedani, i ndjeri Albert Veria ka qenë në moshën tënde kur krijoi atë rol dhe ata tani kishin mundësinë të tregonin se historia përsëritej me ty. Por jo! As ti nuk ishe i denjë për ata. E di çfarë Devis? Ata patën frikë Devis, dhe nuk të sulmuan me skenën por me votën. Kaq kanë në dorë, por artin as ty dhe as mua nuk na ndalojnë dot ta bëjmë! Dhe ja ku jemi sot! Ndërsa ata vazhdojnë ende me letrat dhe me votat ne jemi tek realizimet!

I kërkoj ndjesë Valina Muçollit se nuk pranova të votohej! Po! Më thanë se kishte bërë karakter të mirë. Unë e dija. Isha regjisorja dhe kam qenë me të çdo natë e kam qeshur si një idjote, por Valina kishte rol dytësor dhe unë sakrifikova aktoren time por me gjykimin e drejtë siç duhej nje antare e komisionit, rregulli: Aktorët me role të para!

Ate natë, në ceremoni u fitua çmimi nga aktore në role te dyta. Më fal Valina që u tregova e drejtë në një botë të zhdrejtë!

Koha kalon dhe vjen lajmi se Zbutja e Kryeneçes është nominuar tek Kulti! E vërteta ishte se e dija. Ata nuk janë kaq idiotë për ta treguar kaq haptazi paaftësinë e tyre. Do na nominonin se fatkeqësisht për ta, ajo shfaqje la një shenjë, mbushi një sallë dhe iku në Kinë! Ajo shfaqje, edhe dje mori duartokitje gjatë nominimit por çmimin jo, përsëri e padenjë për ta!

Hë çuna, t’i falim dhe kësaj rradhe, si thoni? I falim! Ne mbushim shpirtin dhe sallat, ata le të mbushin shpirtin me votat.

Tre herë të falur!

Por tani: Mjaft!

Fiksojeni këtë emër: Elma Doresi! Ju ndaloj kategorikisht të jetë pjesë e edicioneve tuaja mediokre! Nuk toleroj më që produksionet me emrin tim të jenë pjesë e juaja, në të kundërt do t’i drejtohem gjykatës! Fjala ime e fundit!

Vlerësimi im është dhe do të mbetet publiku! Ah, dhe kompeticonet jashtë tokës sime ku kam lindur. Atje ku kritikat dhe komisionet nuk përbëhet nga ziliqar dhe mediokër.

Ps: Përshëndes jurinë e nderit! Ju lexova emrat dhe të them të drejtën: Qeshëm të gjithë! U gjykuam nga ju që nuk keni shkelur në skenë. Nga ju që nuk e dini se ç’është djersa në skënë, që nuk e dini luftën me skenën, nuk e dini se aty derdhet gjak e luajmë çdo ditë me jetët tona dhe akoma më keq nuk e dini e nuk e keni provuar pagjumësinë e natës e luftën me veten!

Mbani letrat se neve do vazhdojmë të mbajmë skenën! Ju merrni çmimet, aq keni në dorë. Ne ndërkohë do vazhdojmë të mbajmë publikun, atë që nuk fitohet nga disa letra A4, atë nuk e korruptoni dot!”

Doresi ka bërë të qartë kështu se nuk do të jetë kurrë më pjesë e kësaj ceremonie fasadë sipas saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rita Petro, poetja e "VRIMËS" që çmendi rrjetin: Perversiteti në çift është i bukur! Me dy meshkuj shqiptarë kam pasur eksperienca të bukura
Policia zbardh skemën, si u falsifikuan 36 ha tokë në Spille nga 10 zyrtarët e arrestuar në Kavajë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.034329175949097
array(1) { ["section"]=> string(108) "ndahen-cmimet-kult-s-duron-me-regjisorja-e-njohur-tre-here-te-falur-por-tani-mjaft-fiksojeni-emrin-tim-99626" }