Ndahet nga jeta aktori Lisenko Malaj

Publikuar tek: kulture-art, më 11:46 04-03-2018 Ndahet nga jeta aktori Lisenko Malaj

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, aktori dhe regjisori i mirënjohur Lisenko Malaj.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe ka ndërruar jetë në Itali.

Lisenko Malaj, aktor dhe regjisor filmi. Lindi ne Vlorë, më 3 dhjetor. Kreu Institutin e Larte te Arteve ,dega  e artit dramatik .Luajti rolin e Lonit në kinokomedinë muzikore Karnavalet, (1980) dhe më pas  role me rendësi në filmat Shpresa (1988), dhe Shpella e piratëve (1990).

U njoh më fort si regjisor i ri me  të dhëna premtuese, të cilat u dëshmuan fillimisht në dokumentarin e tij të parë "Pranvera dy hapa pranë" (1985), fitues i cmimit të tretë në Festivalin VI të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor ‘, morën trajtë në filmin e parë artistik "Tri ditë nga një jetë" (1986), për të mbërritur në filmin dramatik, "Misioni përtej detit," ku sillet një subjekt interesant nga koha e luftës ,zbulimi dhe arrestimin e një tradhtari të arratisur në shtetin fqinj të Greqisë.

I një dimensioni psikologjik është filmi i tij i fundit "Vdekja e burrit" (1990), nëpërmjet të cilit sillet përjetimi i një ambasadori të dalë në pension, në persiatjet, zhgënjimet, shpërfilljen, vetëmbytjen dhe vetminë e tij .

download_3_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet HARTA e rrallë e territoreve shqiptare të shekullit të XVII
Rrëfimi i rrallë i të burgosurave që ndanë qelinë me martiren Maria Tuci: Përqafoheshim për tu ngrohur (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0042641162872314
array(1) { ["section"]=> string(43) "ndahet-nga-jeta-aktori-lisenko-malaj-112156" }