Ndahet nga jeta aktorja e njohur britanike

Publikuar tek: bota, më 17:31 02-07-2016 Ndahet nga jeta aktorja e njohur britanike

Aktorja e njohur britanike Caroline Aherne është ndarë sot nga jeta në moshën 52 vjeçare. Aherne ka humbur sot betejën me kancerin, sëmundje prej të cilës vuante prej kohësh.

Caroline Mary Aherne është bërë e njohur për publikun për rolet e saj në “Mrs Merton”, “The Fast Show” dhe “The Royle Family”.

Ajo ka fituar edhe disa çmime të rëndësishme gjatë karrierës. Aherne është nominuar pesë herë për “BAFTA Awards”, duke u shpallur tre herë fituese. Gjithashtu aktorja është vlerësuar dy herë me “British Comedy Awards”, apo çmime të tjera si “Broadcasting Press Guild Awards” dhe “Royal Television Society”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029819965362549
array(1) { ["section"]=> string(48) "ndahet-nga-jeta-aktorja-e-njohur-britanike-45323" }