Ndahet nga jeta aktorja e njohur italiane

Publikuar tek: bota, më 13:48 11-06-2019 Ndahet nga jeta aktorja e njohur italiane

Aktorja e njohur italiane Valeria Valeri është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare.

 

Valeri, mdër interpretueset më të rëndësishme në teatër dhe në vitet e fundit edhe të shumë dramave televizive si 'Un medico in famiglia' ka dhënë frymën e fundit sot në orën 5.30 të mëngjesit.

Lajmin e hidhur për humbjen e aktores e ka dhënë e bija Chiara Salerno. Ndërkohë, funerali do të mbahet nesër, 12 qershor, në orën 11:30 në Kishën e Artistëve të Romës në Piazza del Popolo.

Valeria Valeri ka lindur në Romë më 8 dhjetor 1921 dhe që nga mesi i viteve '40 ajo ka qenë vazhdimisht në skenë, duke u bërë një nga aktoret historike të teatrit italian të pasluftës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028739929199219
array(1) { ["section"]=> string(48) "ndahet-nga-jeta-aktorja-e-njohur-italiane-167790" }