Ndahet nga jeta bashkëpunëtori i fundit nazist

Publikuar tek: bota, më 09:33 11-01-2019 Ndahet nga jeta bashkëpunëtori i fundit nazist

Një ish-bashkëpunëtor nazist, i cili shërbeu si roje në kampin e punës në Luftën e Dytë Botërore, ka vdekur në Gjermani, në moshën 95-vjeçare, shkruan BBC.

Jakiu Palij, i cili mendohej të ishte bashkëpunëtori i fundit nazist që jetonte në SHBA, u dëbua në Gjermani vitin e kaluar pas një beteje të gjatë ligjore.

Palij kishte qenë pa shtetësi që nga 2003 kur një gjykatës federal revokoi nënshtetësinë e tij amerikane mbi lidhjet e tij naziste.

Raportet thonë se ai vdiq në një shtëpi për të moshuarit në qytetin Ahlen.

Para deportimit të tij, Jakiu Palij jetonte në lagjen Queens të qytetit të Nju Jorkut.

Ndërsa pasi u zbulua se jetonte atje, ish nazisti u dëbua në Gjermani.

Në gusht, 95-vjeçari u mor nga shtëpia e tij në një karrige me rrota dhe u transferuar në Düsseldorf.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akulli bllokon qytetin rus, FOTOT ‘e frikshme’ pushtojnë rrjetin
Autobusi me turistë del nga rruga, vdesin 7 persona plagosen 33 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.021920919418335
array(1) { ["section"]=> string(53) "ndahet-nga-jeta-bashkepunetori-i-fundit-nazist-148335" }