Ndahet nga jeta Emanuele Giordano, ati që i dedikoi jetën studimeve arbëreshe

Publikuar tek: kulture-art, më 21:53 17-02-2015 Ndahet nga jeta Emanuele Giordano, ati që i dedikoi jetën studimeve arbëreshe

Ndahet nga jeta në moshën 95 vjeçare papàs Emanuele Giordano, ati që i dedikoi jetën studimeve arbëreshe.

Giordano studioi gjuhën shqipe, letërsinë, historinë zakonet dhe muzikën arbëreshe.

Ai u lind në Frascineto në vitin 1920 ku edhe ndoqi shkollën fillore. Më pas ndoqi shkollën e mesme në Benedikti XV Grottaferrata (Romë) për filozofi dhe teologji.

Giordano u kthye sërisht në kishën e qytetit arbëresh në Lungro, ku kreu reforma të thella dhe ku në 1968 u vendos që mesha në kishë të mbahej në gjuhën shqipe. Ai bashkëpunoi me revistën e Ernest Koliqit “Shejzat” dhe revistën “Zgjimi” e Albino Grecos.

Në vitin 1963 ai publikoi "Fjalori i Arbëreshvet t'Italisë”. Në vitin 1966 ai viziton Tiranën me ftesë të Universitetit, ku mban një konferencë mbi arbëreshët e Italisë. Në vitin 1967 ai botoi "Shpata dhe Skanderbekut Nde Dibrët Poshte".

Në vitin 1972 ai drejtoi revistën kulturore “Zëri i Arbëreshvet”(La voce degli Albanesi d’Italia), ku botoi shumë shkrime gjuhësore, historike, letrare, poezi, këngë popullore arbëreshe dhe fjalë të urta.

Në vitin 2000, në bashkëpunim me autorë të tjerë ai botoi “Alfabetizzazione Arbëreshe” (Shkrimi dhe leximi Arbëresh), libër që u shpërnda falas për të gjithë fëmijët arbërësh të Italisë si dhe në shkollat e mesme dhe fillore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kumbaro: Cirku nuk do të zhvendoset
Klaudia Pepa refuzon bluzën në "Amici", la pa fjalë jurinë »
Article Logic
Execution time: 0.022035121917725
array(1) { ["section"]=> string(81) "ndahet-nga-jeta-emanuele-giordano-ati-qe-i-dedikoi-jeten-studimeve-arbereshe-3688" }