Ndahet nga jeta France Gall, këngëtarja ikonike franceze

Publikuar tek: kulture-art, më 17:43 07-01-2018 Ndahet nga jeta France Gall, këngëtarja ikonike franceze

France Gall, këngëtarja franceze që arriti famë botërore në vitet 1960 është ndarë nga jeta këtë të dielë pas betejës dy vjeçare me kancerin.

Grance Gall ishte 70 vjeçe. Ajo u transferua në një spital në Francë rreth një muaj më parë pas një infeksioni të rëndë.

Gall u shpall fituese e Eurovizionit në vitin 1965 ku përfaqësonte Luksemburgun me këngën “Wax Doll, Rag Doll”, (Poupée de cire, Poupée de son).

asdfwrgw3e4g3g.jpg

Ajo lindi në tetor të 1947 në një familje muzikantësh. I ati i saj Robert Gall ishte kantautor i njohur dhe kishte bashkëpunuar me legjendat e muzikës franceze si Edith Piaf dhe Charles Aznavour.

Gall njihej për zërin e saj të ëmbël dhe buzëqeshjen fëmijërore. Karriera e saj zgjati gati 50 vjet ndërsa ministrja Franceze e Kulturës Françoise Nyssen e quajti një “ikonë e përjetshme e muzikës franceze”.

Më shumë në këtë kategori: « Rama kujton datëlindjen e shqiptarit të madh: E pamundur të mos ulim gju…
Hollywood-i vjen në Shqipëri, ja projektet madhështore që na presin »
Article Logic
Execution time: 0.0070381164550781
array(1) { ["section"]=> string(62) "ndahet-nga-jeta-france-gall-kengetarja-ikonike-franceze-105752" }