Ndahet nga jeta ish-kongresmeni Benjamin Gilman, mbështetës i madh i çështjes shqiptare

Publikuar tek: bota, më 15:17 19-12-2016 Ndahet nga jeta ish-kongresmeni Benjamin Gilman, mbështetës i madh i çështjes shqiptare

Ish-kongresmeni i Partisë Republikane për shtetin e New Yorku-ut, Benjamin Gilman ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 94-vjeçare.

Për 30 vite ai ka qenë pjesë e Kongresit, ndërsa ka drejtuar për 6 vite Komitetin për Politikën e jashtme të SHBA-së. Nga vitet 1995 deri në 2001 ai ka qenë në krye të këtij komiteti duke dhënë mbështetje për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Ai ka qenë gjithashtu mbështetës i madh i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe kërkonte një angazhim më të madh të administratave amerikane në procesin e njohjes së shtetit më të ri në Europë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023231029510498
array(1) { ["section"]=> string(92) "ndahet-nga-jeta-ish-kongresmeni-benjamin-gilman-mbeshtetes-i-madh-i-ceshtjes-shqiptare-63121" }