Ndahet nga jeta këngëtari i madh shkodran Bik Ndoja

Publikuar tek: kulture-art, më 13:06 27-12-2015 Ndahet nga jeta këngëtari i madh shkodran Bik Ndoja

Pas një shëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 90 vjecare bilbili i këngës qytetare Shkodrane Bik Ndoja.

Ludovik Ndoj Gjergji i njohur si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht të vitit 1925 dhe është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Ai e kreu gjimnazin në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.

Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Bik dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, Kënga e Ded Gjo’Lulit etj. Në vitin 1969 iu akordua titulli “ Artist i merituar”, ndërsa në vitin 1999 Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoj titullin “ Krenaria e qytetit”, në vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, ndërsa që në vitin 2011 pranë institucionit të Presidentit qëndron dosja për akordimin e titullit “ Mjeshtër i madh”, por që asnjëherë nuk ju dha.

Për herë të fundit Bik Ndoja mori pjesë në një aktivitet artistik në vitin 2014, atë të “ Ahengut Shkodranë” Homazhet në nderim të bilbilit të këngës qytetare Shkodrane Bik Ndoja do zhvillohen në Teatrin “Migjeni”nga ora 11-13 ditën e hënë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hans-Joachim Lanksch letër Rita Petros: Më vjen keq që ju mbysin me akuzime dhe sharje injorantët
Eneda Tarifa fituese e Festivalit të 54 të Këngës, “Përrallë” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision »
Article Logic
Execution time: 0.018419027328491
array(1) { ["section"]=> string(57) "ndahet-nga-jeta-kengetari-i-madh-shkodran-bik-ndoja-28663" }