Ndahet nga jeta 'Mandela' i SPAÇIT, i burgosuri politik që ngriti FLAMURIN në burgun famëkeq

Publikuar tek: kulture-art, më 20:20 10-03-2018 Ndahet nga jeta 'Mandela' i SPAÇIT, i burgosuri politik që ngriti FLAMURIN në burgun famëkeq

Kaluan vetëm 8 ditë që ai mbushi 71 vjeç. Miq, të afërm, familjarë i uruan jetë të gjatë tepelenasit që konsiderohej si “Mandela” i burgut famëkeq të Spaçit.

Por nga dita e djeshme, nuk jeton më. U nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, Neim Pashaj, njeriu që në vitin 1973, për pak kohë në Spaç ngriti “flamurin e lirisë”. I burgosur politik në burgjet e komunizmit, në 20 shkurt të 1973, gjatë një rebelimi në burgun e Spacit, ishte kryesori që mori Flamurin dhe e ngriti në shtizë lart, pavarësisht plumbave të vinin nga rojet.

Neim Pashaj u burgos për herë të parë në moshën 19 vjeç pasi bisedonte me dajot e tij për tu arratisur në Greqi. Për një fjalë goje u dënua 12 vjet për herë të parë.

Pas revoltës së Spaçit, dënimi për të u shtua, duke vuajtur plot 22 vjet në burgjet e komunizmit. Trupi i tij u përcoll sot në banesën e fundit, në qytetin e tij të lindjes në Tepelenë.

29027621_10157057591988765_6187079339700387840_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një fletë nga ditari i Lasgushit për Nafijen: Fjetmë pa bashkim trupor! Puthmë dhe këtu theshte, dhe atje...
»
Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049
array(1) { ["section"]=> string(96) "ndahet-nga-jeta-mandela-i-spacit-i-burgosuri-politik-qe-ngriti-flamurin-ne-burgun-famekeq-112853" }