Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i kinematografisë shqiptare Todi Bozo

Publikuar tek: kulture-art, më 06:55 04-02-2018 Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i kinematografisë shqiptare Todi Bozo

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i madh i kinematografisë shqiptare, Todi Bozo. Lajmin e vdekjes së kianistit të madh e jep i biri, Petri Bozo.

Në nder të producentit do të mbahen homazhe sot nga ora 10:00-13:00 në Muzuen Kombëtar.

“Të dashur miq me hidhërim të thellë ju njoftoj se sapo u nda nga jeta babai im Todi Bozo. Homazhet organizohen nesër dt 4 shkurt ora 10.00-13.00 ne Sallën e muzeut historik kombëtar dhe varrimi ne Tufinë ora 13.30.Duke u nisur nga muzeu.

Me respekt Petri Bozo”, shkruan ai.

Kush ishte Todi Bozo:

Todi Bozo lindi në Lushnjë në vitin 1934.  Fëmijërinë e kaloi në vendlindje. Gjatë LANÇ, së bashku me të ëmën dhe motrën e vogël iu desh të endej strehëve të varfëra fshatrave të Lushnjës. Çlirimi i Atdheut e gjeti në Tiranë. Shkollën shtatëvjeçare e pat mbaruar në Lushnje, ndërsa arsimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Kinematografisë “VGIK” të Moskës. Më 1958 Todi Bozo filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e re”. Filmi i tij i parë ishte “Furtuna”, një prodhim i përbashkët me “Moskëfilm”. Më pas e vazhdoi veprimtarinë e vetë krijuese me disa filma dokumentarë, sidomos artistik. 

Në vitin 1971 Todi Bozo kaloi në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Kinostudios, detyrë që e kreu gjatë 12 vjetve. Ndërkohë, nga ky vit e në vazhdim dha leksione të pandërprera në Kinostudio dhe në Akademinë e Arteve të Bukura.

Mbas largimit nga detyra si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Kinostudios, kjo për arsye shëndetësore, Todi Bozo vazhdoi të punojë për prodhimin e filmave dokumentarë. Ka qënë skenarist dhe regjisorë i shumë filmave të tillë, mes të cilëve “Noli ynë”, “Ditë plot diell”, “Pejsazh me mollë”, “Shkripëzimi i tokave”, “Shtegtimi”, “Moj e bukura Arbëri!”, “Këngët e zemrës”, “Drejt kuvendit pluralist”.

Edhe mbas daljes në pension Todi Bozo nuk e ndërpreu veprimtarinë e vetë prodhuese e pedagogjike. Vazhdoi të jepte leksione në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Paralelisht me këtë, vazhdoi punën edhe si kineast. Kështu, deri në vitin 2008 punoi si producent ekzekutiv në filmat “Kolonel Bunker’ dhe “Syri magjik” me regjisor Kujtim Çashkun, në filmin “Kronikë provinciale” me regjisor Artan Minarollin dhe në filmin “Koha e Kometës” me regjisor Flamur Koçin. Të gjithë këta filma janë realizuar në bashkëprodhim me partnerë perëndimorë.

Kineasti Todi Bozo është marrë edhe me botime të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendim librin “Produksioni i filmit”, një libër profesional e shkencor, që bën fjalë për organizimin dhe teknologjinë e prodhimit të filmit. Në vitin 2014 botoi librin “Copëza kujtimesh, të ëmbla e të hidhura”, në përmbajtjen e të cilit përfshihen edhe episode të ndryshme nga puna në Kinostudion “Shqipëria e re”.

Vlerësimet për kineastin Todi Bozo janë të shumta. Regjisori i shquar Kujtim Çashku (Artist i merituar), ndër të tjera është shprehur: “… Todi Bozo, me punën e njohuritë e tij arriti që në të gjithë fushën e prodhimit kinematografik të ndërtonte një infrastrukturë të atillë, që mundi ta gjallonte kinematografinë shqiptare… Në bashkëprodhimet me të huajt, pas vitit 1990, ai demonstroi një përgatitje e aftësi teorike e praktike bashkëkohore të nivelit europian”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli, mbillen 20 selvi në Parkun e Liqenit Artificial
Ndahet nga jeta profesori i njohur Remzi Nesini »
Article Logic
Execution time: 0.037000894546509
array(1) { ["section"]=> string(76) "ndahet-nga-jeta-mjeshtri-i-madh-i-kinematografise-shqiptare-todi-bozo-109036" }