Ndahet nga jeta në moshën 57 vjeçare regjisori Artan Minarolli

Publikuar tek: kulture-art, më 10:15 31-12-2015 Ndahet nga jeta në moshën 57 vjeçare regjisori Artan Minarolli

Është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare regjisori i famshëm Artan Minarolli.

Artan Minarolli lindi më 13 maj 1958. Ka mbaruar gjimnazin Sami Frasheri ne Tiranë në vitin 1977. Ka studjuar në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982.

Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos. Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996. Artan Minarolli ishte drejtori i Arkivit të Filmit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist publikon një video që ka prekur mbarë rrjetin social
Franca dekoron Ismail Kadarenë, ministri Bushati jep lajmin e bukur »
Article Logic
Execution time: 0.042492866516113
array(1) { ["section"]=> string(68) "ndahet-nga-jeta-ne-moshen-57-vjecare-regjisori-artan-minarolli-28919" }