Ndahet nga jeta nobelisti Gunter Grass, luftoi nazizmin me veprat e tij

Publikuar tek: kulture-art, më 11:54 13-04-2015 Ndahet nga jeta nobelisti Gunter Grass, luftoi nazizmin me veprat e tij Nobelisti i ndjerë Gunter Grass

Shkrimtari Gunter Grass ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare në qytetin gjerman Lubeck. Gunter ka njohur sukses si poet, novelist, eseist, dramaturg, skulptor dhe artist grafik. Romani i tij i parë “The Drin Drum” i shkruar në vitin 1959 i siguroi njohjen ndërkombëtare duke u bërë edhe fitues i çmimit Nobel 40 vjet më vonë. Gunter nuk i përqafoi kurrë idetë e nazismit, madje i luftoi ato nëpërmjet veprave të tij duke shkruar kundër ribashkimit të Gjermanisë si dhe për tematika si paqja.

I lindur në vitin 1927 në Danzig-Langfuhr, Gunter ka punuar fillimisht si punëtor ferme dhe ka studiuar arte në Düsseldorf dhe Berlin. Ai ishte anëtar nderi i Akademisë së Arteve dhe Shkencave, punoi krah ish-kancelarit gjerman Willy Brandt duke i shkruar atij fjalimet dhe është nderuar me shumë çmime të tjera e ndër to nga Akademia suedeze.

Por, përveç rolit të tij si poet Gunter njihet edhe si aktivist politik dhe shoqëror. Ai mbështeti reformat demokratike në vend, u bë pjesë e lëvizjes paqësore dhe vizitoi Kalkutën për 6 muaj në kuadër të luftës për paqe.

Në vitin 2012 Gunter u përball me ndalimin në hyrje të Izraelit për shkak se në një nga poemat e tij, “What must be said”, autori akuzoi Izraelin për komplot për asgjesimin ndaj Iranit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grupi polifonik Argjiro skualifikohet nga Festivali i Gjirokastrës
Sondazhi i Wiwibloggs: Elhaida Dani, fituese e Eurovision »
Article Logic
Execution time: 0.044615983963013
array(1) { ["section"]=> string(75) "ndahet-nga-jeta-nobelisti-gunter-grass-luftoi-nazizmin-me-veprat-e-tij-8557" }