Ndahet nga jeta parakohe ish-drejtori i Galerisë së Arteve në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:35 27-02-2018 Ndahet nga jeta parakohe ish-drejtori i Galerisë së Arteve në Tiranë

Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë së Arteve në Tiranë, Gëzim Qendro.

Artisti i njohur u ndah parakohe nga jeta pas një sëmundje e rëndë prej të cilës vuante prej kohësh.

Lajmin e trishtë e ka dhënë pak minuta më parë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik! 
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem!
Lamtumire!”, shkruan ministrja.

KUSH ËSHTË GËZIM QENDRO

Gëzim Qendro është një prej artistëve dhe njerëzve më të rëndësishëm të artit shqiptar.

I vlerësuar për aftësitë e tij si kurator, piktor, botues librash, kritik arti, Gëzim Qendro ka qenë ish-Drejtori i Galerisë së Arteve në Tiranë nga viti 1998 deri në vitin 2002.

Drejtor arti i filmave të animuar në Kinostudion “New Albania”, Tiranë.

EKSPERIENCA TË TJERA 

Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, 1998-2002

Drejtor i revistës së artit PamorART”, Tiranë, 1998-2002

Aktualisht është një nga kritikët dhe filozofët më të njohur në vend, si dhe një nga themeluesit e Bienales së Artit të Tiranës.

Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi cështje rreth historisë së artit shqiptar. 

Është autor i tre monografive për artistët shqiptarë: “Arkeologjia e Mëngjesit (Dituria), “Heronjtë janë të uritur” (Onufri), “Surrealizmi socialist” (l’Harmattan) • Përkthyes i 14 titujve librash të lidhura kryesisht me historinë dhe teorinë e artit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kursi i universitetit anglez, Butrinti zgjidhet në top listën e trashëgimive kulturore më me interes në botë
»
Article Logic
Execution time: 0.025743007659912
array(1) { ["section"]=> string(75) "ndahet-nga-jeta-parakohe-ish-drejtori-i-galerise-se-arteve-ne-tirane-111607" }