Ndahet nga jeta rrobaqepësi i famshëm i dhjetëra Presidentëve amerikanë, Georges de Paris

Publikuar tek: bota, më 21:32 13-09-2015 Ndahet nga jeta rrobaqepësi i famshëm i dhjetëra Presidentëve amerikanë, Georges de Paris

Rrobaqepësi i famshëm francez Georges de Paris, i cili ka bërë kostume për Presidentët amerikanë nga Lyndon Johnson te Barack Obama, u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Georges de Paris shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si emigrant dhe përfundoi në krizë të thellë financiare derisa një ditë arriti të rimëkëmbte biznesin e tij. Rrobaqepsia e tij ndodhej vetëm disa metra larg Shtëpisë së Bardhë, ndërsa de Paris, edhe pse ishte diagnostifikuar me tumor në tru rreth dy vite më parë, vijoi të punonte deri ditën e fundit.

Ai ka qepur kostume për Nikola Sarkozi, Dominik Strauss-Kahn, John F. Kennedy, George Bush dhe shumë personalitete të tjerë.

45td.jpg

risbush.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021489143371582
array(1) { ["section"]=> string(94) "ndahet-nga-jeta-rrobaqepesi-i-famshem-i-dhjetera-presidenteve-amerikane-georges-de-paris-20683" }