Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Fatos Arapi

Publikuar tek: aktualitet, më 08:55 11-10-2018 Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Fatos Arapi

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Newsbomb.al mëson se shkrimtari ka dhënë sot frymën e fundit.

Lajmi është konfirmuar për Newsbomb.al nga të arfërmit, të cilët kanë bërë me dije se ceremonia e varrimit bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008  fitoi 'Kurorën e artë' në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: 'Patat e egra', 1969; 'Cipa e borës', 1985; 'Gjeniu pa kokë', 1999 etj; disa romane: 'Dhjetori i shqetësuar', 1970; 'Shokët', 1977; 'Deti në mes', 1986; disa drama: 'Partizani pa emër', 1962; 'Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk', 'Në front diku', 1995;

Po ashtu Arapi ka bërë disa përkthime si: 'Këngë për njeriun', Nikolla Vapcarov, 1981; 'Poezi', Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; 'Antologji e poezisë turke' etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të rinjtë shqiptarë dyfishojnë shpenzimet për arsim, heqin dorë nga ushqimet
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet vlonjati (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.027256011962891
array(1) { ["section"]=> string(54) "ndahet-nga-jeta-shkrimtari-i-njohur-fatos-arapi-137384" }