Ndahet nga jeta vajza e vetme e sopranos Marie Kraja

Publikuar tek: kulture-art, më 16:09 25-03-2018 Ndahet nga jeta vajza e vetme e sopranos Marie Kraja

Ndahet nga jeta Inis, vajza e vetme e sopranos shqiptare, Marie Kraja. Perkthyesja dhe profesoresha Inis Kraja është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 67-vjeçare.

Lajmin e hidhur për vdekjen e papritur të Inis e ka dhënë mikesha e saj Klodeta Dibra në rrjetet sociale. Inis ishte vajza e vetme e solistes së parë të Teatrit të Operas dhe Baletit, Marie Kraja.

“U prehsh në paqe fisnikja, qytetarja Inis Kraja!

Plot vite kaluam s’bashku në Fakultetin e Gjuhëve të huaja si kolege e mikesha. Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja.

Jam pa fjalë sot, Inis.
Do rrokësh fort ata që të deshën e të kultivuan aq bukur, duke u ngjizur në amëshim.
Qofsh e Parajsës, profesoreshë e kolegia jonë Inis Kraja!”, shkruan ajo në Facebook.

 klodeta.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta vajza e Eqerem bej Vlorës
Tronditëse: Treni Tiranë-Durrës përplas 21 vjeçaren, i këput këmbën »
Article Logic
Execution time: 0.020902872085571
array(1) { ["section"]=> string(59) "ndahet-nga-jeta-vajza-e-vetme-e-sopranos-marie-kraja-114501" }