Ndahet nga jeta Ymer Striniqi, mbreti i mikrofonit shqiptar të sportit

Publikuar tek: sport, më 10:52 27-03-2015 Ndahet nga jeta Ymer Striniqi, mbreti i mikrofonit shqiptar të sportit Profesor Ymer Striniqi mes sportisteve dhe gazetareve

Shkodranët janë zgjuar mëngjesin e sotëm me një lajm të hidhur. Eshtë ndarë nga jeta “mbreti i mikrofonit shqiptar” siç e konsiderojnë ata, profesor Ymer Striniqi. Profesor Striniqi ka qenë folës në radio nga Shkodra, në transmetimet  e ndeshjeve të futbollit por edhe aktiviteteve të tjera sportive, dhe zëri i tij mbetet i paharruar për rubrikën “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. 

Profesor Striniqi ishte për shumë gazetar të rinj frymëzues i magjisë së mikrofonit, të gazetarisë, falë pasionit që kishte e që shpërndante me shumë dashuri tek nxënësit e tij. Ai ia kushtoi gjithë jetën e tij mikrofonit, duke përcjellë emocione pa fund për dëgjuesit, përmes radios dhe për teleshikuesit e televizioneve. Profesori vinte gjithmonë në ndeshje, në konferencat për shtyp, edhe pse gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar.

Sot ai do të përcillet për në banesën e fundit. Ai u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armenët: Rruga jonë për në Europian, kalon nga Shqipëria
Armando Duka: Kundër Armenisë na duhet patjetër trepikëshi, për Euro 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.022835969924927
array(1) { ["section"]=> string(74) "ndahet-nga-jeta-ymer-striniqi-mbreti-i-mikrofonit-shqiptar-te-sportit-7079" }