Ndalohet importi i disa lodrave për fëmijë, rezultuan të rrezikshme pas analizave

Publikuar tek: aktualitet, më 16:54 10-08-2018 Ndalohet importi i disa lodrave për fëmijë, rezultuan të rrezikshme pas analizave

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka dhënë urdhër për ndalimin importit të një sërë lodrave për fëmijë.

Nga 15 mostra lodrash të dërguara për analizë në Holandë, 12 prej tyre kanë rezultuar të rrezikshme për përdorim.

Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë në Kosovë Bajram Hasani po ashtu bëri të ditur se ka ndaluar importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara.

Lodrat që do pranohen do jenë veç ato me: Deklaratën e Konformitetit (e lëshuar nga prodhuesi), Test raporti (i lëshuar nga një trupë e certifikuar), Etiketën me informacionin e nevojshëm për përmbajtjen dhe përdorimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia Rrugore këshilla shoferëve: Këto 7 veprime në timon mund t’ju kushtojnë jetën
Majko thotë fjalën e tij për kufijtë: Kosova dhe Shqipëria nuk mund të ndahen për t’ u integruar »
Article Logic
Execution time: 0.0040938854217529
array(1) { ["section"]=> string(87) "ndalohet-importi-i-disa-lodrave-per-femije-rezultuan-te-rrezikshme-pas-analizave-130733" }