“Ndalohet shtatzania në zgjedhje”, në një televizion, rebelohet Fjodora Fjora

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:16 17-04-2015 “Ndalohet shtatzania në zgjedhje”, në një televizion, rebelohet Fjodora Fjora Njoftimi ne nje nga redaksite e televizioneve ne Tirane

Ndodh edhe kështu. Kushdo që e ka bërë këtë njoftim në redaksitë e lajmeve e televizioneve, e ka bërë për gallatë. Por kur të ftuarit shkojnë e shohin lajmërimin, shastisen. 

Kjo i ka ndodhur gazetares Fjodora Fjora, që drejton Chic në News24. E ftuar në një television, ajo ka parë njoftimin “Ndalohet shtatzania në prag të zgjedhjeve vendore”. Gazetarja Fjodora Fjora e poston menjëherë në instagram këtë foto me dedikimin e saj “Një nga njoftimet me diskriminuese që e gjeta në një nga redaksitë e tv ku më ftuan ne emision... pika që s’ju bie këtyre burrave që na drejtojnë!!” shkruan ajo në Instagram.

Në fakt është e vërtetë. Duke qenë se industria e medias më së shumti përbëhet nga gra e vajza, shefat, janë më të prirur që të kenë në punë gazetare vajza që nuk janë shtatzënë. Kjo për faktin, se u bie rendimenti i punës, dhe për disa muaj, nuk do të punojnë pas lindjes. Por ndërkohë që kjo më parë ishte parë si “gallatë televizionesh”, tani duket se u bë mediatike, pas ndërgjegjësimit të vajzave që punojnë nëpër redaksitë e lajmeve. Pyetja është: Pse nuk e heqin një njoftim të tillë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021331071853638
array(1) { ["section"]=> string(78) "ndalohet-shtatzania-ne-zgjedhje-ne-nje-televizion-rebelohet-fjodora-fjora-9020" }