Ndarja nga jeta e albanologut të njohur, Fulura Açka zbulon amanetin e fundit për Shqipërinë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:05 02-10-2017 Ndarja nga jeta e albanologut të njohur, Fulura Açka zbulon amanetin e fundit për Shqipërinë

Sot u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare albanologu i njohur kanadez, Robert Elsie.

Ai njihet si një nga studiuesit që shkroi shumë për historinë shqiptare. Ndërkohë, shkrimtarja e njohur Flutura Açka zbulon se amaneti i tij i fundit ishtye varrosja në tokën shqiptare.

Këtë fakt ajo e bëm me dije përmes një postimi në facebook, ndërsa apelon autoritetet shqiptare që të realizojnë penguin e fundit të Elsie.


STATUSI I PLOTË  

Amaneti i Robert Elsie: Dua të prehem në Shqipëri!

Zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,
Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë! Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Miq! Ikja sot e albanologut, studiuesit, përkthyesit, hulumtuesit, njeriut të të gjitha përmasave të letrave, njeriut që e dashuroi Shqipërinë si asnjë i huaj tjetër, Robert Elsie, është një nga humbjet më të mëdha për kulturën shqiptare. Një akademi që ecte, një nga njerëzit që punoi i vetëm aq sa institute nuk mundën dot, e la në mes e të pakryer kështjellën letrare të tij ku strehonte kultur;en shqiptare. Ai la pas një vepër të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme. Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor - një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur - i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi. Vepra e këtij njeriu modes në natyrën e tij njerëzore, por e papërmasë si pasuri për ne, ka qenë engjëlli i vërtetë mbrojtës dhe i pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien. Pushofsh në paqe mik i vyer!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Katër vjet pa Drita Pelingun, ikonën e kinematografisë shqiptare
»
Article Logic
Execution time: 0.020941019058228
array(1) { ["section"]=> string(97) "ndarja-nga-jeta-e-albanologut-te-njohur-fulura-acka-zbulon-amanetin-e-fundit-per-shqiperine-94409" }