Ndarja nga jeta e ish-kreut të PD, reagon Lulzim Basha: Djemtë e tyre të ndihen krenarë

Publikuar tek: politike, më 10:44 14-06-2018 Ndarja nga jeta e ish-kreut të PD, reagon Lulzim Basha: Djemtë e tyre të ndihen krenarë Perikli Dhales

Ditën e djeshme u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, ish futbollisti dhe kampioni i klubit Tirana, Perikli Dhales. Dhales ishte edhe ish kryetar i PD, njësia 8 në Tiranë.

Po ashtu ai ishte edhe ish drejtor i stadiumit "Qemal Stafa".

Ish kampioni ka humbur betejën nga një sëmundje e rëndë. Lajmin për vdekjen e tij e dha Ervis Xhako, kryetari i PD, dega 8 Tiranë.

Sakaq ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha i cili thotë se dy djemtë që la pas ish-demokrati duhet të ndjehen krenarë për babain e tyre.

REAGIMI I PLOTË I BASHËS:

Dje u nda nga jeta Perikli Dhales, futbollisti virtuoz dhe një nga legjendat e bardhebluve të Tironës, bashkëshorti i Donikës, të dy kundërshtarë të paepur të diktaturës mizore, pjesëmarrës në demonstratën e heshtur të Janarit 1990 pas të cilës u burgosën dhe u keqtrajtuan nga Sigurimi por nga ku dolën edhe më stoikë, sfidantë e të pathyeshëm, duke i dhënë kurajo të gjithë banorëve antikomunistë të Lagjes 3 (tani minibashkia 8), të cilët një vit më vonë lanë jashtë Kuvendit të parë pluralist drejtuesin e fundit komunist të vendit.

Pero dhe Donika lindën dhe rritën në këtë lagje në zemër të Tiranës djemtë e tyre, Frenklin dhe Hertin, të cilët bashkë me dhimbjen për humbjen e papritur të babait duhet të ndihen krenarë me çfarë ai përfaqëson jo vetëm për ne banorët e vjetër të lagjes, por për mbarë Tiranën dhe vendin.

Në këto momente të vështira ne jemi të gjithë pranë Donikës, Frenklit dhe Hertit, duke u përkulur me respekt dhe nderim para bashkqytetarit tonë, krenarisë së futbollit bardheblu, kryetarit për vite të degës së PD për lagjen tonë, luftëtarit të pamposhtur gjatë gjithë jetës së tij, që sot ju dorëzua vetëm Zotit. U prehtë në paqen e Tij!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryebashkiaku i Hasit kërkon të shpallë “Qytetar Nderi” Gafur Mazrekun, ish-deputetin që qëlloi me tre plumba Azem Hajdarin
Takimi me Ramën, Meta zbulon çështjet që diskutoi me kryeministrin kokë më kokë në Presidencë »
Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652
array(1) { ["section"]=> string(92) "ndarja-nga-jeta-e-ish-kreut-te-pd-reagon-lulzim-basha-djemte-e-tyre-te-ndihen-krenare-124336" }