Ndarja nga jeta e themeluesit të PD, politologu bën dedikimin PREKËS: Iku shumë i ri, iku shpejt...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 16-04-2018 Ndarja nga jeta e themeluesit të PD, politologu bën dedikimin PREKËS: Iku shumë i ri, iku shpejt... Foto nga Afrim Krasniqi, personi me rreth është i ndjeri Altin Qoshja

Ndarja e parakohshme nga jeta e njërit prej studentëve të dhjetorit dhe themeluesit të Partisë Demokratike, Altin Qoshja duket se ka pikëlluar mjaft miq e shokë, ndërkohë që njëri prej tyre, politologu Afrim Krasniqi ka postuar dy rreshta plot ndjenjë për të.

Krasniqi ka shkruar se rrethi i tyre shoqëror i përket brezit të cilët u burrëruan para kohe me një jetë mjaft intensive, ndërsa ka bërë me dije se disa prej tyre janë ndarë tashmë nga jeta, përfshirë edhe Altinin.

Politologu ka thënë se ndarja nga jeta para kohe e mikut të tij, la një boshllëk shumë të madh dhe shumë kujtime të bukura mes tyre.

POSTIMI I PLOTË:

Sot i dhamë lamtumirën një mikut të mirë, Altin Qoshja. Njiheshim prej kohës kur ishim ende të rinj, studentë në auditore. Brezi ynë i përket atij brezi, që u burrërua përpara kohe dhe që kaloi një jetë mjaft intensive. Kam pasur fatin të isha pjesë e një grupi të tillë të rinjsh, të cilët i bashkuan shpresat e mëdha për ndryshim dhe vizioni utopist për të ardhmen. Sot një pjesë e tyre jetojnë larg Shqipërisë. Me një pjesë të tyre shihemi ende në Tiranë kryesisht në përvjetorë ose varrime. Vetëm ndonjë prej tyre është ende në politikë. Shumica e tyre kanë arritur të krijojnë identitet e të fitojnë respekt në profesionet e tyre. Fatet tragjike na morën Bledin, Kolinin, Flamurin dhe sot Altinin, prindin e dashur të dy binjakëve dhe mikun e mirë të shumë prej tyre që kanë pasur rastin ta njohin. Iku shumë i ri, iku shpejt, la pas një boshllëk të madh, dy fëmijë të mrekullueshëm dhe plot kujtime të bukura. Lamtumirë mik!

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet skeda: Si ka ndryshuar pasuria e prokurores së Apelit në Shkodër
Gazetarja ironizon ERTV: Në terren asnjë deputet, të kuruar drejt DHOMËS SË RRËFIMIT për t’i rënë në qafë... »
Article Logic
Execution time: 0.022559881210327
array(1) { ["section"]=> string(100) "ndarja-nga-jeta-e-themeluesit-te-pd-politologu-ben-dedikimin-prekes-iku-shume-i-ri-iku-shpejt-117127" }