Ndërhyrja brutale, mbrojtësi i Vllaznisë shkon në gjendje kome në spital

Publikuar tek: sport, më 17:07 27-02-2016 Ndërhyrja brutale, mbrojtësi i Vllaznisë shkon në gjendje kome në spital

Një ndërhyrje brutale e kundërshtarit në minutën e fundit të ndeshjes ka rrezikuar seriozisht mbrojtësin e Vllazinsë, Erdenis Gurishta.

Në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Laçit e vlefshme për javën e 23’-të të Superligës shqiptare, Gurishta është goditur me takë në kokë nga Nimani, e për këtë arsye është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Shkodrës.

Klubi verior ka njoftuar se lojtari mbërriti në spital në gjendje kome, por fatmirësisht është përmendur dhe tashmë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nimani u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit u mbyll në barazim pa gola në fushën “Reshit Rusi”, në Shkodër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbrojtësi i njohur i Interit dëgjon në makinë “Kuq e Zi”, shihni kush ia sugjeroi (Video)
Programi i presidentit të ri të FIFA-s: ‘Botërori’ me 40 skuadra, FSHF përfiron 5 mln dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.020272016525269
array(1) { ["section"]=> string(77) "nderhyrja-brutale-mbrojtesi-i-vllaznise-shkon-ne-gjendje-kome-ne-spital-33688" }