Ndërpritet numërimi në Gjirokastër për shkak të lodhjes, rifillon në orën 10.00 paradite

Publikuar tek: politike, më 04:22 22-06-2015 Ndërpritet numërimi në Gjirokastër për shkak të lodhjes, rifillon në orën 10.00 paradite Te dhenat e deritanishme te votave te dy kandidateve ne Gjirokaster

Numërimi në qytetin e Gjirokastrës është ndërprerë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm kur të gjitha palët, dhe grupet e numërimit kanë rënë dakord që të pushojnë disa orë për tu rikthyer të kthjellët mëngjesin e sotëm në orën 10.00 të mëngjesit. 

Kështu raportohet nga ana e komisionerëve që janë në Gjirokastër ndërkohë që në 9 kutitë e para të hapura në këtë qytet, kryeson kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane Zamira Rami me një numër të konsiderueshëm votash.

Gjithsesi, sikurse kanë rënë dakord të gjitha palët, puna do të ndërpritet për të filluar sërish paradite, ku sikurse thonë grupet e numërimit, do të punohet deri në numërimin e votës së fundit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Incidenti me kutinë e votimit në Bulqizë, fotot tregojnë të vërtetën e madhe
Durrësi “fushëbeteja” e re e votave, Grida Duma kryeson lehtë në 9 kuti të hapura »
Article Logic
Execution time: 0.023863077163696
array(1) { ["section"]=> string(93) "nderpritet-numerimi-ne-gjirokaster-per-shkak-te-lodhjes-rifillon-ne-oren-10-00-paradite-14288" }