Ndërron jetë dirigjenti i njohur i Teatrit të Operës dhe Baletit

Publikuar tek: kulture-art, më 13:33 24-08-2017 Ndërron jetë dirigjenti i njohur i Teatrit të Operës dhe Baletit

Është ndarë nga jeta artisti i njohur i teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, dirigjenti Fiqiri Kraja.

Lajmin për ndarjes tragjike nga jeta të artistit e ka bërë të ditur mbesa e tij përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Darina Gjebrea.

“Nuk dua ta besoj por e vertete mes loteve pa fund e dheimbjes se shpirtit tim them se dajen tim gjigandin, burrin artist, sot e mori Zoti pranë vetes. Mes lotesh them per ty s’ka ikje ti mbetesh mes nesh o miresia krenaria bujaria, njeriu me zemer te madhe sa BOTA o kolos dirigjenti i TOB FIQIRI KRAJA...Zoti e di sa lot do derdh une sot per ty qe me ndoqe ne cdo hap timin ne Lice e Akademi ... u Prehsh ne paqe o zemra jone..”, shkruan mbesa e dirigjentit.

Fiqiri Kraja është një emër i njohur i skenës së TOB. Ai ka dhënë një konstribut të madh në orkestrën simfonike si dirigjent i brendshëm i institucionit.

Kraja njihet për vënien në skenën e TKOB si dirigjent të shfaqjes për fëmijë “Maçoku me çizme”, operan “Traviata”  më 3 dhjetor të vitit 1972 e shumë vepra të tjera të njohura të muzikës klasike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë shkrimtari i njohur polak
Një artist i lindur si Mitrush Kuteli, krijime mahnitëse që në moshën 12-vjeçare( Dokumente Historike) »
Article Logic
Execution time: 0.17375493049622
array(1) { ["section"]=> string(70) "nderron-jete-dirigjenti-i-njohur-i-teatrit-te-operes-dhe-baletit-90049" }