Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv

Publikuar tek: sport, më 19:36 02-12-2017 Ndërron jetë gazetari i njohur sportiv

Futbolli dhe gazetaria sportive në vend është në zi ditën e sotme, pas ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur sportiv Vlashi Pambuku.

Lajmi bëhet i ditur nga profili zyrtar i klubit të futbollit "Tomori Berat" në facebook.

Vlashi Pambuku është një nga gazetarët sportiv më të vjetër në vend, ai e ka filluar karrierën e tij që në vitin 1949.

Përveç gazetarisë, Pambuku vlerësohej maksimalisht në botën e sportit edhe për arkivin e fotove që ai posedonte, me një volum prej më shumë se 10 mijë fotografish nga evenimente të ndryshme sportive.

Ndër të tjera ai njihet edhe si botues i një sërë librash për sportin dhe koleksionist.

 

Më shumë në këtë kategori: « Humbi ndjenjat pas garës në SHBA, peshëngritësi shqiptar transportohet me urgjencë në spital
Trajneri i kombëtares Panuçi feston 2 vjetorin e martesës, zbulohet vendi ekzotik ku po “arratiset” italiani »
Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766
array(1) { ["section"]=> string(45) "nderron-jete-gazetari-i-njohur-sportiv-101706" }