Ish futbollisti i famshëm i Brazilit, Carlos Alberto Torres ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.
Carlos Alberto Torres, ish-lojtari i madh i Brazilit dhe ikona e futbollit të viteve 1970 ishte shtruar në spital prej ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat braziliane.
Carlos Alberto ka qenë kapiteni i Brazilit në vitin 1970, ka veshur bluzën e skadrave, Santo, Botafogo, Fluminese dhe Flamengo. Gjithashtu ai ka luajtur edhe jashtë Brazilit, në SHBA tek Nju Jork Cosmos.