Ndërron jetë poeti nobelist Tomas Transstromer

Publikuar tek: kulture-art, më 13:20 28-03-2015 Ndërron jetë poeti nobelist Tomas Transstromer Tomas Transstromer

Tomas Transstromer, poeti suedez fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 2011 ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai ndërroi jetë në Stockholm ditën e enjte. Poeti Tomas kishte humbur fuqinë e fjalës që në vitin 1990 nga një goditje cerebrale në kokë por ka vazhduar që të shkruajë dhe të luajë në piano vetëm me dorën e majtë.

Shumicën e jetës së tij ka qenë psikolog, por pjesën tjetër të kohës shkruante. Ai u vlerësua shumë si poet me përmbledhjen e parë prej 17 poemash në vitin 1954, duke u përkthyer në më shumë se 60 gjuhë.

Stili i tij i të shkruarit të tij ishte kryesisht i hapur dhe i ashpër, por brenda këtij stili të depërtueshëm gjenden edhe rezerva duke treguar që ai maste deri në milimetër çdo fjalë që shkruante. Pavarësisht gjuhës së kuptueshme që karakterizonte veprat e poetit, nuk është aspak e lehtë që të bëhej analiza gramatikore.

Në veprat e Tomas synohet mendimi çka e afron atë drejt surrealizmit. Është pikërisht qasja e tij pranë mendimit të tejdukshëm që e bëri atë fitues të çmimit Nobel. “Përmes figurave të tij të tejdukshme ai na jep një qasje ndaj realitetit”, thuhet në motivacionin e çmimin Nobel. Vepra “Grief Gondola” është vepra që u shit në 30,000 kopje në Suedi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përkujtohen 40 martirët e komunizmit në Shkodër
Websiti Serb për Elhaida Danin: Zë i fuqishëm dhe magjepsës i vajzës shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.27974390983582
array(1) { ["section"]=> string(51) "nderron-jete-poeti-nobelist-tomas-transstromer-7189" }