Ndërron jetë shkrimtari i njohur shqiptar për fëmijë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:54 14-09-2017 Ndërron jetë shkrimtari i njohur shqiptar për fëmijë

“Shuhet” shkrimtari i njohur për fëmijë, Adil Zeka.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Skënder Temali përmes një postimi në facebook, ndërsa e cilëson si një njeri që me veprat e tij dha një kontribut të madh, sidomos në shkollat e zonave rurale në Shkodër.  

 POSTIMI I PLOTË

VDIQ SHKRIMTARI ADIL ZEKA

Sot mbylli sytë shkrimtari i njohur për fëmijë, Adil Zeka. Ai qe një edukator i brezit të ri i përkushtuar, i cili për dekada me radhë, sa në shkollat e fshatrave të rretheve të Veriut e në qytetit e Shkodrës përhapi si pak kush dije e kulturë. Për fëmijët e brezin e ri ai u bë i dashur me botimet në revistat e kohës "Yllkat", "Fatosi" e "Pionieri" dhe deri para pak vitesh edhe me botimet e librave të tij, të cilët patën lexues të shumtë.

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës ku ai bënte pjesë, i shprehim familjes së Tij ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkohemi me dhimbjen e saj.

Varrimi bëhet të enjten, më datën 14 shtator, në ora 15.30.

Të përjetshme qofshin kujtimi dhe vepra e tij letrare.

P/Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës

K r y e t a r i :

SKENDER TEMALI 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krijohet Qendra e Studimeve Kadare
»
Article Logic
Execution time: 0.28160905838013
array(1) { ["section"]=> string(58) "nderron-jete-shkrimtari-i-njohur-shqiptar-per-femije-92312" }