Ndërtesat më të thella nëntokësore të hapura nga dora e njeriut

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:44 28-03-2015 Ndërtesat më të thella nëntokësore të hapura nga dora e njeriut

“Gropa e madhe” është një gropë në Kimberley, Australi e gërmuar me lopatë nga ana e paraardhësve. Gërmimi i saj ka nisur në vitin 1870  deri në vitin 1914 nga 50.000 punëtorë dhe qëllimi i tyre ishte të gjenin disa diamante që pretendohej të ishin fshehur aty. Deri në momentin që procesi u ndërpre ata gërmuan 240 m thellësi me lopatë.

Tashmë ajo njihet si gropa më e thellë e gërmuar me dorë, megjithëse nuk është vërtetuar plotësisht nëse janë përdorur mënyra më të avancuara për gërmimin e saj. Nëse ndërtesat më të larta kanë synuar që të drejtohen për nga qielli si Piramidat egjiptiane, Taj Mahal, ndër veprat më të bukura mbeten edhe ato që synojnë të shkojnë në zemrën e tokës dhe “gropa e madhe” nuk është e vetmja.

Derinkuyu është një qytet në Turqi ku gjendet tuneli më i frikshëm dhe frymëzues në të njëjtën kohë. Ai ka një gjatësi prej 60 metrash dhe kanë jetuar 20.000 qytetarë duke përfshirë shtëpitë e tyre, shkollat, verërat. Është ndërtuar me 5 nivele dhe në pikën më të ulët është ndërtuar një kishë. Ai ka nisur të ndërtohet midis shek. 7 dhe 8 p.k. ndërtimi i tij ka nisur mbi një shkëmb të butë vullkanik dhe është hapur për vizitorët në vitin 1969. Ai është përdorur kryesisht për mbrojtje ndaj sulmeve të arabëve myslimanë në luftë.

Sot bëhen gërmime më të thella dhe më të avancuara me anë të teknologjisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022334098815918
array(1) { ["section"]=> string(68) "ndertesat-me-te-thella-nentokesore-te-hapura-nga-dora-e-njeriut-7202" }