Ndërtimet zaptojnë kalanë e Krujës, revoltohet Lame: Atë që i bëmë Krujës në 20 vjet, nuk ia bënë dot 2 sulltanë

Publikuar tek: kulture-art, më 06:31 27-05-2015 Ndërtimet zaptojnë kalanë e Krujës, revoltohet Lame: Atë që i bëmë Krujës në 20 vjet, nuk ia bënë dot 2 sulltanë Kalaja e Krujës në vitet '80 majtas, në ditët e sotme djathtas

Kalaja e Krujës, një nga pikat më të rëndësishme të vendit si historike e trashgimnore po ashtu edhe turistike, është duke u mbushur nga të gjitha anët me ndërtime. Këto dy foto shprehin kontrastin mes Kalasë së Krujës në vitet ’80 dhe situatës së tanishme, e cila ofron një pamje të shëmtuar. Kjo situatë ka revoltuar Artan Lamen, kreun e ALUIZNI-t, duke e thënë se çfarë është bërë në këto 20 vjet, nuk kanë bërë sulltanët në kohën e Skënderbeut.

Kalaja është ‘’zvogëluar’’ në miniaturë për t’u lënë vendin disa ndërtimeve 3-4 katëshe. Lame i komenton këto ndërtime si ‘’një varg i tmerrshëm betonarmeje’’.

“Atë që i kemi bërë ne Krujës në 20 vjetët e Lirisë, nuk ia bënë dot 2 sulltanë në 20 vjetët e Skënderit! Së fundmi, një varg i tmerrshëm ndërtimesh betonarmeje po i vishet kalasë deri te portat. S'di ç'të them, ku vëmë dorë veç tmerr lëmë pas. S'mbetet veç me u fsheh pas Malit të Krujës, prej ku në qetësi e vetmi të ndjekësh hijet e së shkuarës që s'është më dhe kërkosh pse-në e premtimeve të pambajtuna...”, shkruan Lame.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ishulli në lumin Osum , ja 12 projektet konkuruese
Shpallet projekti fitues, ja se si do të duket ishulli në lumin Osum »
Article Logic
Execution time: 0.024012804031372
array(1) { ["section"]=> string(115) "ndertimet-zaptojne-kalane-e-krujes-revoltohet-lame-ate-qe-i-beme-krujes-ne-20-vjet-nuk-ia-bene-dot-2-sulltane-12033" }