Ndërtimi i HEC-eve në Osum, Klosi: Nuk ka asnjë shans të ndërtohen në atë pikë

Publikuar tek: barometri, më 08:21 09-02-2018 Ndërtimi i HEC-eve në Osum, Klosi: Nuk ka asnjë shans të ndërtohen në atë pikë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar të enjten se ka një deforimim të koordinatave për ndërtimin e HEC-eve në Kanionet e Osumit, ku për rrjedhojë rrezikohet edhe shkatërrimi i tre ujvarave.

Klosi tha në një lidhje telefonike për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan se koordinatat e dhëna për lejen mjedisore janë të keqtrajtuara dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet.

“Historia është ndërtuar mbi një gënjeshtër, koordinatat e dhëna në lejen mjedisore janë të keqtrajtuara. Prandaj po ju them se kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emision, pasi kjo është një histori që ne kemi hapur një investigim. Jemi ne ata që kemi ngritur probleme dhe ashtu siç e ka thënë edhe Ministria e Energjitikës qartë, në momentin që bie leja për ndikimin në mjedis, të cilën ne do t’a rrëzojmë dhe kjo nuk diskutohet. Në atë vendim dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”, u shpreh Klosi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.92749905586243
array(1) { ["section"]=> string(83) "ndertimi-i-hec-eve-ne-osum-klosi-nuk-ka-asnje-shans-te-ndertohen-ne-ate-pike-109669" }