Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas, Qeveria angazhohet pas 2019-ës

Publikuar tek: ekonomi, më 13:08 30-11-2016 Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas, Qeveria angazhohet pas 2019-ës

Sipas tabelës zyrtare, qeveria e ka kostuar hekurudhën me 10.2 miliardë lekë nga të cilat, 9.5 miliardë lekë janë financim i huaj, një kredi nga BERZH dhe 640 milionë lekë janë financimin nga fonde të brendshme.

Kredia e BERZH është planifikuar për t’u përdorur 1.5 miliardë lekë më 2018 dhe 1.5 miliardë lekë më 2019, ndërsa pjesa tjetër e financimit prej 6.1 miliardë lekësh do të financohet pas vitit 2019.

Nga financimi i brendshëm për këtë projekt financohen 200 milionë lekë këtë vit, dhe nga 40 milionë lekë për secilin nga vitet 2018-2019. Pjesa tjetër më shumë se 50% e financimit të brendshëm një prej 330 milionë lekësh do të disbursohet pas 2019.

Ministria e Transportit sakaq ka në fazën e konsultimit projektin për ndikimin në mjedis të hekurudhës.

Aktualisht, shpejtësia maksimale operative në hekurudhë është 40 km/h, me seksione me shpejtësi në 20 km/h. Në linjën Durrës-Tiranë, e cila u modernizua në vitin 1997 duke betonizuar pjesën e hekurudhës dhe ngjitjen e pjesëve të saj, u arrit një shpejtësi limit për vendin tonë prej 60 km/h. Kufizimet e shpejtësisë vijnë kryesisht si rezultat i gjendjes së pistës dhe vendkalimeve të paautorizuara në nivel sesa për arsye gjeometrie.

Prej më shumë se 17 vitesh, qeveritë shqiptare kanë në projektet e tyre për zhvillimin e infrastrukturës sjelljen në terma modernë të hekurudhës, Tiranë-Durrës, por sot e kësaj dite, asgjë nuk ka avancuar.

(Monitor)

hekurudh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018762111663818
array(1) { ["section"]=> string(71) "ndertimi-i-hekurudhes-tirane-rinas-qeveria-angazhohet-pas-2019-es-61122" }