‘Ndërtimi pa leje në mes të Tiranës’, reagon Çollaku: Është e ish-ministrit socialist

Publikuar tek: barometri, më 07:45 25-08-2018 ‘Ndërtimi pa leje në mes të Tiranës’, reagon Çollaku: Është e ish-ministrit socialist

Këshilltari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një postim të tijin ka denoncuar një ndërtim abuziv në kryeqytet.

 

Sipas tij, ndërtimin pa leje në mes të Tiranës, në hyrjen e banesës së ministres së Shëndetësisë po e kryen një ish-ministër socialist, të cili ai nuk ia ka treguar emrin.

“Ndertim pa leje ne mes te Tiranes,ne hyrjen e baneses se Ministres se Shendetesise. Banoret tregojne se ndertimin po e kryen nje ish minister socialist”, ka shkruar Çollaku.

Gjithashtu, ai ka shtuar se pavarësisht se banorët njoftojnë Policinë Bashkiake, Inspektoriatin e Ndërtimit e Policinë e Shtetit, ata kanë ardhur por sa përshëndeten me ndërtuesit dhe ikin.


REAGIMI I PLOTË:

Ndertim pa leje ne mes te Tiranes,ne hyrjen e baneses se Ministres se Shendetesise.

Banoret tregojne se ndertimin po e kryen nje ish minister socialist.

Banoret njoftojne policine bashkiake,inspektoratin e ndertimit,policine e shtetit.

Policet vijne,pershendeten me ndertuesit abuziv dhe largohen duke nderuar.

Banoret nuk e dine se kur ndertojne pa leje qeveritaret,miqte apo klientet e tyre...ligji nuk ka vlere dhe Abuzimi eshte Ligj !!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031182050704956
array(1) { ["section"]=> string(88) "ndertimi-pa-leje-ne-mes-te-tiranes-reagon-collaku-eshte-e-ish-ministrit-socialist-132085" }