Ndeshja e kombëtares, tifozët armenë u provokuan me flamurin turk (Video)

Publikuar tek: sport, më 14:50 30-03-2015

Një incident ka ndodhur mbrëmë në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, ku një tifoz i kombëtares shqiptare është afruar pranë pjesës ku ndodheshin tifozët armenë dhe ka shpalosur flamurin e Turqisë.

Në këtë moment janë revoltuar tifozët armenë të cilët kanë reaguar duke thirrur dhe duke drejtuar gjeste me duar. Por forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të qetësuar këtë situatë.

Armenia, kujton këtë vit 100 vjetorin e genocidit dhe masakrave të Perandorisë Otomane dhe marrëdhëniet e Turqisë me Armeninë kanë qenë gjithmonë të tensionuara për shkak të çështjeve historike dhe politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Gianni De Biasi rrëfen emocionet: Ja kush ishte “Njeriu i ndeshjes”. Dua të mësoj shqip
Shqipëria “eleminon” një tjetër tranjer, Challandes i Armenisë jep dorëheqjen »
Article Logic
Execution time: 0.026912927627563
array(1) { ["section"]=> string(75) "ndeshja-e-kombetares-tifozet-armene-u-provokuan-me-flamurin-turk-video-7366" }