Ndeshja me Armeninë, publikohet lista paraprake e De Biasit

Publikuar tek: sport, më 16:50 18-03-2015 Ndeshja me Armeninë, publikohet lista paraprake e De Biasit

Ndeshje e Kombëtares shqiptare kundër Armenisë është duke u afruar dhe në media kanë nisur të qarkullojnë emrat e futbollistëve që tashmë e kanë siguruar ftesën e teknikut italian Gianni de Biasi për këtë përballje.

Deri më tani 17 lojtarë ndodhen në këtë listë, ndonëse asgjë nuk është zyrtare pasi pritet që De Biasi të shpall listën përfundimtare një javë përpara ndeshjes që do të luhet në Elbasan Arena më 29 mars.

Gjithsësi Berisha, Alban Hoxha i Partizanit, Cana, Mavraj, Hysaj dhe Kaçe janë emra të sigurtë në listën e tranjeri të stolit kuq e zi, por nuk mungojnë edhe emra të tjerë të mesfushës dhe sulmit të cilët kanë konfirmuar me paraqitjet në klubet e tyre, praninë në ndeshjen kundër Armenisë.

Kjo është lista paraprake për ndeshjen kundër Armenisë:

Portierë: Etrit Berisha (Lacio, Itali), Alban Hoxha (Partizani, Shqipëri).

Mbrojtës: Lorik Cana (Lacio, Itali), Mërgim Mavraj (Këln, Gjermani), Arlind Ajeti (Bazel, Zvicër), Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan), Elseid Hysaj (Empoli, Itali), Andi Lila (Parma, Itali).

Mesfushorë: Emir Lenjani (Renë, Francë), Alban Meha (Paderborn, Gjermani), Taulant Xhaka (Bazel, Zvicër), Ergys Kaçe (PAOK, Greqi), Amir Abrashi (Grasshopers, Zvicër), Shkëlzen Gashi (Bazel, Zvicër), Odise Roshi (FSV Frankfurt, Gjermani).

Sulmues: Bekim Balaj (Rijeka, Kroaci), Sokol Cikalleshi (RNK Split, Kroaci).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Migjen Basha: Ta çojmë Shqipërinë në Euro 2016
Juventus turpëron Dortmundin dhe kualifikohet, edhe Barcelona në çerekfinale »
Article Logic
Execution time: 0.024044990539551
array(1) { ["section"]=> string(63) "ndeshja-me-armenine-publikohet-lista-paraprake-e-de-biasit-6283" }