Ndeshja me Flamurtarin, porta e Bylisit rezultoi më e madhe

Publikuar tek: sport, më 07:49 15-05-2016 Ndeshja me Flamurtarin, porta e Bylisit rezultoi më e madhe

Ndeshja mes Bylisit dhe Flamurtarit ishte padyshim më e rëndësishmja e kësaj jave të Kategorisë Superiore, ndaj dhe vëmendja ishte më e madhe.

Dhe kur shumë syresh janë të fokusuar mund të kapen detaje që me sy të lirë edhe mund të të shpëtojnë.

Në filimin e ndeshjes, portieri i vlonjatëve, Ilion Lika kishte sinjalizuar se shtyllat e portës ishin më të larta dhe për këtë u kërkua nga delegatët e ndeshjes që të bënin verifikimet përkatëse.

Dhe portieri i vlonjatëve kishte të drejtë, shtyllat ishin më të larta. Punonjësit e fushës më pas bënë centrimin e portës në parametra, pra në lartësinë 2.44m, raporton "TCh". Një rast i ngjashëm ka ndodhur rreth viteve ’90, kur në një ndeshje ndërkombëtare të ekipit U21 u zbulua që pika e penalltisë ishte më afër dhe traversa më e lartë se 2.44m.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pa tifozë 8 ndeshje, Tirona Fanatiks protestë para FSHF në orët e mbrëmjes (VIDEO)
Gazeta Gjermane “Bild” për Kombëtaren e Shqipërisë: Kualifikimi, sensacion dhe historik »
Article Logic
Execution time: 0.030371904373169
array(1) { ["section"]=> string(64) "ndeshja-me-flamurtarin-porta-e-bylisit-rezultoi-me-e-madhe-40482" }