Ndeshja me Izraelin, De Biasi la jashtë Gashin, Kaçen dhe Cikalleshin: Jep shpjegime në konferencë

Publikuar tek: sport, më 11:02 07-11-2016 Ndeshja me Izraelin, De Biasi la jashtë Gashin, Kaçen dhe Cikalleshin: Jep shpjegime në konferencë

Trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi, foli në konferencën për shtyp rreth ndeshjes kundër Izraelit, ku ai ka bërë disa zgjedhe të ndryshme, ndërsa nuk ka thirrur sërish Shkëlzen Gashin dhe ka lënë jashtë listës Ergys Kaçen. Surpriza pothuajse të pakëndshme në kombëtare, megjithatë, De Biazi i ka përgjigjet për të gjithë.

 

Izraeli , a mund të thuash se Shqipëria është favorite?

A di ndonjë nga ju katër emra futbollistësh të skuadrës së Izraelit? Janë skuadër e fortë dhe me kualitet të mirë. Ne do të provojmë që ta mundim këtë kombëtare. Ka shumë lojtarë të mirë në përfaqësuesen e Izraelit.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për ne. Shumë lojtarë luajnë me Hapoel Beer Sheva, luajnë me këtë kombëtare, ndaj mendoj se është ekip shumë i mirë.

Mungesa e Kaçes dhe Gashit? Janë lojtarë më të mirë se ata që janë zgjedhur, apo ...?

Kam zgjedhur lojtarë të tjerë. Lojtarët e grumbulluar janë në gjendje më të mirë sesa Kaçe. Pyetje që e ka përgjigjen brenda. Edhe Gashi nuk është përzgjedhur për arsye teknike.

Pse preferohet Lenjani dhe jo Cikalleshi?

Lenjani është lojtar i besueshëm. Është gjithnjë i gatshëm sa herë thërritet. Është djalë i mbarë. Nuk është në moment të mirë, por ka besimin tim. Në atë pozicion kemi më pak zgjedhje sesa në sulm. Në janar shpresoj që të bëjë sa më mirë. Cikalleshi ka cilësi të mira, por mendoj të njëjtën gjë si për Lenjanin.

Sadiku - Sadiku po punon në qendrën mjekësore të Juventusit. Do të tentojmë që ta kemi në skuadër për ndeshjen e ardhshme, sepse është lojtar shumë i rëndësishëm për ne në këto momente.

Gashit i është mbyllur dera përfundimisht?

Jo, Jo! Ai shënoi gol mbrëmë, madje shumë të bukur nga shumë larg. Është një zgjedhje e momentit dhe jo përfundimtare. Edhe duke ditur problemin e distancës dhe kohës mendova të mos e thërras.

Ndeshja e kaluar me Spanjën, pse luajtët në mbrojtje?

Koha ka kaluar, tashmë do të përballemi me një tjetër kundërshtar. Do të ndeshemi me të në mënyrë më të ndryshme sesa me Spanjën. Miqtë e mi më kanë treguar se Julen Lopetegui ka pasur frikë në takimin e shkuar nga Shqipëria. Ne luajtëm pas, ishte pjesë e strategjisë time. Doja të bëja të njëjtën gjë që bëmë edhe ndaj Portugalisë. Fakti që Lopetegui kishte frikë përballjen me Shqipërinë, do të thotë që është arritje e madhe.

Që kur kam ardhur këtu kam dashur që të sjellë lojtarë të rëndësishëm për kombëtaren. Unë kam bërë zgjedhjet e mia. Grupi është mbi të gjitha, nuk ka lojtarë që bëjnë diferencën. Fakti që u kualifikuam në Europian demonstron se kemi bërë punë të mirë.

Liridon Latifi. Gjatë ditëve që do të jemi të grumbulluar do të stërvitemi dhe do të shohim se ccfarë do të mund të ndryshojhmë. Është lojtar që besojmë shumë për të ardhmen. Latifin e ndjekim shumë në kampionat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Super goli i Shkëlzen Gashit bën xhiron e mediave amerikane (Video)
ZBARDHET LISTA E DE BIASIT: Ja kush do të luajë kundër Izraelit »
Article Logic
Execution time: 0.015493869781494
array(1) { ["section"]=> string(101) "ndeshja-me-izraelin-de-biasi-la-jashte-gashin-kacen-dhe-cikalleshin-jep-shpjegime-ne-konference-58654" }