Ndeshja me Spanjën, kombëtarja zbardh agjendën e kthimit në Shqipëri

Publikuar tek: sport, më 22:30 03-10-2016 Ndeshja me Spanjën, kombëtarja zbardh agjendën e kthimit në Shqipëri

Shqipëria do të ndeshet me Spanjën në mbrëmjen e datës 9 tetor në “Loro Boriçi”, ndërsa është zbardhur deri më tani vetëm hoteli ku do të qëndrojnë kuqezinjtë për këtë përballje të madhe.

Newsport.al” mëson ekskluzivisht se kur do të kthehen kuqezinjtë në Shqipëri pas ndeshjes që do të luajnë mbrëmjen e së enjtes në Lihtenshtejn, teksa dhe oraret kur do të jenë konferencat për shtyp dhe seancat stërvitore.

Pasditen e datës 7 tetor kuqezinjtë do të nisen drejt Shqipërisë, ndërsa do të akomodohen në të njëjtin hotel që qëndruan para sfidës kundër Maqedonisë. Më 8 tetor do të kryhet stërvitja e parë në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” në orën 10:00, ndërsa në orën 19:00 do të jetë konferenca për shtyp. Pas konferencës për shtyp do të kryhet stërvitja e fundit para takimit kundër Spanjës, ku dyert për mediat do të jenë të hapura vetëm 15 minuta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Talenti shqiptar rrëzon mediat: Kam zgjedhur Shqipërinë dhe jo Greqinë
FIFA dënon Shqipërinë, tifozët kuqezi sulmuan maqedonasit në stadium »
Article Logic
Execution time: 0.02341890335083
array(1) { ["section"]=> string(73) "ndeshja-me-spanjen-kombetarja-zbardh-agjenden-e-kthimit-ne-shqiperi-54986" }