Ndeshja me Spanjën, Panuçi flet për shanset e Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 19:05 05-10-2017 Ndeshja me Spanjën, Panuçi flet për shanset e Shqipërisë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panuçi një ditë para ndeshjes me Spanjën ka dalë në një konferencë për shtyp sëbashku me kapitenin Ansi Agolli.

Panuçi u shpreh se i njeh mirë aftësitë e Spanjës, por Shqipëria do të futet në lojë për të provuar shanset e saj.

Ai tha se kombëtarja shqiptare do të përpiqet të jap maksimumin në këtë ndeshje edhe pse Spanja nuk të lë të luash.

 “Dëshiroj që të bëjmë një ndeshje serioze. Spanja ka një ekip shumë të mirë, por ne do të mundohemi që tu shkaktojmë probleme. Përpara 20 vitesh kam fjetur më shumë, por nuk është se kam ndonjë emocion të veçantë. Do të luajmë me siguri me 3 në mesfushë. Kemi mungesa të rëndësishme, por kemi lojtarë mjaft të mirë për t’i zëvendësuar dhe do të mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë. Spanja është një ekip që nuk të luash”, tha Panuçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga Spanja, Ilda Bejleri ndryshe nga ç'duket në ekran, shikoni fotot jashtë kamerave me Shakohoxhën (FOTO)
Kush është djali i ish-kryeministrit që u bë përkthyes i kombëtares në Spanjë (FOTO+VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013705015182495
array(1) { ["section"]=> string(61) "ndeshja-me-spanjen-panuci-flet-per-shanset-e-shqiperise-94863" }