Ndeshja me Spanjën, zbulohet formacioni ndryshe që Panucci hedh sot në fushë

Publikuar tek: sport, më 08:42 06-10-2017 Ndeshja me Spanjën, zbulohet formacioni ndryshe që Panucci hedh sot në fushë

Kristian Panuçi pritet të hedhë sot një formacion krejt ndryshe nga sa e kemi parë në të kaluarën.

MESFUSHA – Ndryshime të rëndësishme edhe në mesfushë, ku Xhaka dhe Kaçe rikthehen menjëherë titullarë. Ose të paktën kështu janë bërë provat ditën e djeshme në mbrëmje. Kaçe do të jetë i vendosur para mbrojtjes, Xhaka në të djathtë, ndërsa Migjen Basha do të luajë në krahun e majtë. Në sulm, pritet të jetë Sadiku i vetëm me Eros Grezdën pas shpine, i cili do të jetë si një elektron i lirë duke vepruar në të dy krahët.

 

Mbrojtja-470x346.jpg

DILEMAT – Fillimisht ka qenë Lila i projektuar në formacion, por orët e fundit Panuçi zgjodhi Xhakën në të djathtë dhe Bashën majtas, shkruan panoramaonline. Ky i fundit është risi në këtë pozicion dhe ka befasuar Memushajn dhe Lenjanin. Në portë i padiskutueshëm Etrit Berisha. Gardiani ka për të shlyer “mëkate” me Spanjën… 

Sulmi-470x348.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Milani, investitorët kinez po bëhen gati të largohen
Gafa e medias spanjolle që bëri xhiron e rrjetit: Kombëtaren shqiptare e quan Maqedoni »
Article Logic
Execution time: 0.019989967346191
array(1) { ["section"]=> string(81) "ndeshja-me-spanjen-zbulohet-formacioni-ndryshe-qe-panucci-hedh-sot-ne-fushe-94914" }